Laporta i heq krejt dilemat

Futboll

Laporta i heq krejt dilemat

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 16:03
Laporta i heq krejt dilemat

Joan Laporta është rikthyer të flasë për të ardhmen e Frenkie de Jongut.

Presidenti i Barcelonës ka bërë me dije se mesfushori holandez nuk do të lëvizë nga “Camp Nou”, përkundër faktit se për të interesim kanë shfaqur klubet e mëdha angleze si Manchester United dhe Chelsea.

Frenkie nuk është në shitje, është një lojtar që e vlerësojmë. Do të duhej ta ndihmonte klubin duke pranuar që t’i ulet rroga, por e ka një kontratë me ne dhe do ta respektojmë”, deklaroi Laporta për “New York Times”.

Kështu, kreu i “Blaugrana” ia mbylli dyert një shitjeje eventuale të ish-futbollistit të Ajaxit, i cili dëshiron ta tregojë veten në “Camp Nou”, edhe pse Barça ishte e gatshme ta shiste për 70-80 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat