Seferi nuk duket në stërvitje

Futboll

Seferi nuk duket në stërvitje

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 19:16
Seferi nuk duket në stërvitje

Edhe gjatë ditës së djeshme në stërvitje nuk është dukur Taulant Seferi. Lojtari ka marrë më shumë pushime, por me sa kuptohet, ai zor se do të kthehet më te Tirana. Dhe çuditërisht, të shumtë kanë qenë tifozët e vegjël që kanë ardhur në “Skënder Halili” dhe janë interesuar për idhullin e tyre.

Gjithsesi, Seferi është zhdukur. Edhe sulmuesi është në rrugën për të gjetur një skuadër më të fortë. Bëhet fjalë për Taulant Seferin. Tri janë kampionatet ku ai mund të luajë: Turqia, Polonia ose Ukraina. Më së shumti nga këto shtete ka pasur interesim për sulmuesin, i cili me të gjitha gjasat do të largohet nga Tirana, ndërsa mbeten modalitetet e fundit. Dihet që nga Polonia dhe Turqia për Seferin ka pasur interes, ndërsa Ukraina është një treg i sapozbuluar.

Nga Polonia bëjnë me dije se Seferi kërkohet nga Widzew Lodz, që janë të gatshëm të investojnë një shumë të konsiderueshme për ta afruar në skuadër.

Për lojtarin mund të ketë oferta serioze në drejtim të tij dhe duhet të jetë gati për një lëvizje në një kampionat më të fortë. Sigurisht, flitet për transferim me shifra mbi 500 mijë euro që mund të marrë klubi, ashtu si edhe rroga e lojtarit.

Kujtojmë se sulmuesi është nga më të paguarit te Tirana, ndërsa ishte më i miri në fushën e lojës gjatë sezonit të fundit. Futbollisti sezonin e shkuar në 43 ndeshje koleksionoi 19 gola, 10 asiste dhe 3814 minuta. Këtu nuk llogariten ndeshjet e Kombëtares shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat