Reus shënon golin e parë sezonal për Dortmund

Futboll

Reus shënon golin e parë sezonal për Dortmund

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 19:16
Reus

Borussia e Dortmundit nis sezonin e ri në shtëpi, teksa përballet me Bayer Leverkusenin me synimin për të marrë tre pikët, në një “Signal Iduna Park” të mbushur plot e përplot.

Verdhezinjtë kanë përforcuar ndjeshëm prapavijën dhe kanë synim të rikthehen te titulli kampion, pas një dominimi 10-vjeçar të Bayernit të Mynihut, teksa testi i sotëm do të tregojë forcën e skuadrës së drejtuar nga Terzic.

10’ – Zhbllokohet sfida dhe është Marco Reus ai që shënon golin e parë sezonal për Borussian e Dortmundit.

Pas një aksioni të shpejtë, Adeyemi gjuajti drejt portës, por topi mbeti mbi vijën fatale, teksa Reus erdhi në kohë për ta shtyrë në rrjetë. 1-0 për verdhezinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat