Asllani gati për debutimin në Serie A

Futboll

Asllani gati për debutimin në Serie A

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 12:40
Asllani gati për debutimin në Serie A

Të gjithë tifozët e Interit janë të shqetësuar për gjendjen shëndetësore të Marcelo Brozoviq.

Mesfushori nuk ishte i gatshëm në ndeshjen miqësore me Villarreal dhe ai vijon të jetë i dëmtuar, di çka që ka vënë në rrezik aktivizimin e tij në ndeshjen hapëse të Serie A. Zikaltërit do të luajnë të shtunën me Le çe në sfidën e parë të këtij edicioni. Trajneri Inzaghi pret që ta ketë në dispozicion kroatin, megjithatë ekzaminimet mjekësore do të tregojnë nëse mesfushori do të arrijë që të rikuperohet në kohë, për të zbritur në fushë.

Në rast se Brozovic nuk do ia dalë që të kthehet në kohë, me gjasa titullar do e nisë ndeshjen Kristjan Asllani. Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë mund të bëjë debutimin e tij në Serie A me fanellën e Interit. 20-vjeçari është aktivizuar në miqësoret që kanë zhvilluar ziklatërit dhe duket gati për të zbritur në fushë edhe në ndeshjet zyrtare.

Pavarësisht moshës së tij të re, Asllani ka marrë vlerësim pozitiv dhe pritshmëritë për të këtë edicion janë maksimale, se mund të gjejë hapësira edhe në formacionin e Interit, pavarësisht se zgjedhje e parë në 11-shen e ziklatërve mbetet Brozoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat