Deschamps shuan të gjitha dyshimet

Futboll

Deschamps shuan të gjitha dyshimet

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 12:43
Deschamps shuan të gjitha dyshimet

Paul Pogba është dëmtuar te Juventusi, por ka vendosur të mos operohet me shpresën që do të jetë me Francën në Botërorin “Katar 2022”.

Për situatën e tij ka folur trajneri i “Gjelave”, Didier Deschamps, i cili shprehet se mesfushori nuk rrezikon të mbetet jashtë Botërorit.

“Është e rëndësishme që Pogba dhe Kante të jenë në Botëror, por kurrë nuk mund të jesh i sigurt. Në këto kushte është e nevojshme të përgatitim lojtarët më të rinj.

Natyrisht unë jam në kontakt me Paul. Pjesëmarrja e tij në Botërorin e Katari, sot nuk është në diskutim”, është shprehur trajneri Deschamps për “Le Parisien”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat