Interi e zyrtarizon shkëputjen e kontratës me Sanchezin

Futboll

Interi e zyrtarizon shkëputjen e kontratës me Sanchezin

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 22:53
Alexis Sanchez

Interi ka njoftuar zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me Alexis Sanchezin për ndërprerje të bashkëpunimit.

Klubi italian e ka falënderuar kilianin për tri sezonet e kaluara në “Guiseppe Meazza”, që kulmuan me fitimin e tre trofeve.

Pas shkëputjes së kontratës, Sanchez ka mbetur lojtar i lirë dhe si i tillë mund të nënshkruajë me klubin e ri.

33-vjeçari është afër kalimit te Marsielle, teksa pritet që kjo lëvizje të zyrtarizohet këtë javë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat