Çfarë thonë mediat spanjolle për rikthimin e Messit te Barcelona?

Futboll

Çfarë thonë mediat spanjolle për rikthimin e Messit te Barcelona?

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 11:50
Messi

Jo më larg se dje, mediat në Barcelonë kanë kujtuar largimin e Lionel Messit. Më 8 gusht 2021, argjentinasi largohej mes lotësh nga Barça për t’iu bashkuar Paris SG-së. Ka kaluar një vit dhe në Barcelonë po flitet shumë për një rikthim të mundshëm të tij verën e 2023-shit.

Vetë presidenti Laporta ka deklaruar se marrëdhëniet e tij me familjen Messi janë mjaft të mira, duke çelur një dritare komunikimi. Por ndryshe mendojnë nga kampi i argjentinasit. Deklaratat e numrit një të katalanasve nuk janë pritur mirë në Paris.

Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” ka cituar një të afërm të familjes Mesi, që ka qenë kategorikisht kundër një rikthimi të “Pleshtit” në Barcelonë.

“Nuk ka asnjë afrim mes Laportës dhe Mesit apo emisarëve të tyre. Kush flet ndryshe gënjen”, citohet burimi i gazetës spanjolle.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat