Telashe për FC Shkupin

Futboll

Telashe për FC Shkupin

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 18:31
Telashe për FC Shkupin

Probleme të mëdha për strajnerin Goce Sedloski dhe FC Shkupin, në prag të ndeshjes kthyese të turit të tretë të Ligës Evropa, kundër Shamrok Roversit.

Nëse më parë dihej se Valid Hamidi nuk do të luajë me siguri për shkak të kartonit të kuq nga sfida e parë në Dublin, kurse Mamadou Danfa, shënuesi i golit ndaj Linkoln, për shkak të lëndimit, sot zyrtarisht u bë e ditur se sulmuesi i tretë Renaldo Cefas, do nuk ka të drejtë loje, pasi që ka “akumuluar” tre kartona të verdhë.

Pra, vetëm Sandej Adetunhi, do të jetë në sulm, ndërsa Pepi Georgiv do të jetë titullar përkrah tij.

Megjithatë shpresojmë që Sedloski të ketë përgatitur taktikë, të mos harrojmë Kueven dhe Alvarezin të cilët edhe pse janë mesfushorë dinë të gjuajnë nga larg në rrjetën e kundërshtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat