Galliani bën goditjen në sulmin e Monza-s

Futboll

Galliani bën goditjen në sulmin e Monza-s

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 19:02
Galliani bën goditjen në sulmin e Monza-s

Edicioni i sotëm i Sky Sport bëri një pasqyrë të merkatos së Napolit. Sipas kanalit tematik sportiv, Monza nuk ndalet në merkato! Goditja e re nga Adriano Galliani përpara debutimit të tij në Serie A është Andrea Petagna.

Sulmuesi i lindur në vitin 1995 do të kalojë nga Napoli te Monza në formë huazimi për 2.5 milionë euro, me një detyrim shlyerje të vendosur në 10 milionë euro, plus 1.5 bonuse, në total 14 milionë euro.

Nderkohe, ka kthesë për sulmin e Napolit: afron Giovanni Simeone. Negociatat për El Choliton kanë hyrë në fazën e nxehtë. Ajo që mungonte ka mbërritur: shitja e Petagna te Monza!

Pas njoftimeve të Nicolò Schira dhe Alfredo Pedullà, vjen edhe konfirmimi i Ciro Venerato. Gazetari i RAI bën të ditur: “Nesër Napoli do të tentojë të mbylle për Simeonen. Oferta për Hellas do të përbëhet nga një hua e rëndë prej 2 milionë  euro me të drejtë shlyerje të vendosur në 12 milionë.

Klubi blu është kundër përfshirjes së detyrimit të shlyerjes, përveçse në kushte të caktuara”.  Por, sipas gazetarit German Garcia Grova, Simeone ne fakt do te transferohet me huazim 2 mln euro dhe blerje te detyruar ne 10 mln euro duke larguar keshtu 2 mln eurot shtese ne rast blerje te mundshme…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat