FIFA gati të marrë vendimin befasues

Futboll

FIFA gati të marrë vendimin befasues

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 11:27
FIFA

Botërori “Katar 2022”, mund të ndryshojë datën e fillimit të saj, siç bëhet me dije nga media argjentinase “Diario Ole”.

Kur vetëm tre muaj na ndajnë nga fillimi i kompeticionit më të madh futbollistik në planet, FIFA mund të ndryshojë datën e fillimit të saj, duke e çuar nga e hëna e 21 nëntorit, në të dielën e datës 20.

Kjo gjë vjen si pasojë që shteti organizator të zhvillojë ndeshjen hapëse, nga tradita e krijuar në “Gjermani 2006”.

Propozimi është që sfida Katar-Ekuador të luhet në 20 nëntor, në orën 14:00, ndërsa sfida tjetër e grupit A, midis Holandës dhe Senegalit, të luhet në 21 nëntor, në orën 11:00.

Siç thekson “Diario Ole”, për t’u aprovuar ky propozim, anëtarët duhet të votojnë. Këtu përfshihen, Presidenti i FIFA-s, Xhiani Infantino dhe Presidentët e gjashtë Konfederatave (UEFA, CONMEBOL, CONCACAF, CAF, AFC dhe OFC)..

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat