Kosova U19 mposhtet në përballjen e parë

Futboll

Kosova U19 mposhtet në përballjen e parë

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 21:33
Kosova U19

Kosova U19 mposhtet në përballjen e parë të Kampionatit Ballkanik, pavarësisht paraqitjes së mirë!

Kombëtarja U19 e Kosovës, femrat, ka zhvilluar ndeshjen e parë në kuadër të Kampionatit Ballkanik në Mioveni kundër nikoqirit, Rumanisë, në Grupin A.

Vashat 'Dardane' treguan paraqitje impresive në setin e parë, të cilin arritën ta fitojnë me rezultat 25-22, por eventualisht u desh të pajtohen me disfatë, derisa u mposhtën në setet pasuese me rezultat 25-16, 25-22 dhe 25-11.

Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon kundër Turqisë, të enjten me fillim nga ora 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat