Drenica - Llapi, Genc Nuza do të jetë arbitër kryesor

Futboll

Drenica - Llapi, Genc Nuza do të jetë arbitër kryesor

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 17:05
Genc Nuza

Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet nesër pasdite me tri sfidat e javës së parë.

Lufta’ për titull të kampionit, dalja në Evropë dhe gara për mbijetese në Superligë, parashikohet të sjell një kampionat interesant.

Gjithçka është gati për kampionatin e ri. FFK tashmë ka caktuar edhe gjyqtarët e javës së parë.

Nesër pasdite e rikthyera në Superligë, Trepça ’89 do t’i bëj ‘konak’ Dritës, në një sfidë që pritet të prodhojë ndeshje interesante. Këtë sfidë do ta gjykojë Visar Kastrati.

Në dy ndeshjet tjera të ditës së shtunë takohen Gjilani-Ferizaj dhe Dukagjini-Prishtina, kjo e fundit është derbi i javës së parë, ku do të gjykohet nga Mervan Bejtullahu.

Ndërsa të dielën pasdite do të ballafaqohen Drenica-Llapi. Genc Nuza do të jetë arbitër kryesor në këtë duel.

Sfida  mes Malishevës-Ballkanit është shtyre pasi që kampioni i Kosovës, ende po luan në garat evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat