Mourinho: Më duket e tepërt të flasim për titull

Futboll

Mourinho: Më duket e tepërt të flasim për titull

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 18:38
Mourinho

“Ndoshta kemi nevojë për diçka më shumë për të përballuar të papriturat e sezonit, por me 7 milionë kemi blerë 5 lojtarë të shkëlqyer dhe klubi ka bërë një punë shumë të mirë, që duhet duartrokitur”.

Kështu ka komentuar merkaton e Romës, tekniku i verdhekuqve, Josè Mourinho në prag të debutimit në kampionat të dielën në Salerno.

“Roma për titull? Do ta kuptoja nëse do të kishim fituar 18 tituj, sepse vetëm Sampdoria dhe Lecce kanë shpenzuar më pak se ne në merkato. Lazio shpenzoi 39 milionë, edhe ata janë kandidatë për titullin?

Për të bërë më mirë në Europë duhet të fitojmë Europa League, ku marrin pjesë klube me potencial të lartë ekonomik. Por ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën. Kampionatin e mbyllëm në vend të 6-të dhe deri tani organika jonë është përmirësuar. Por edhe ajo e skuadrave të tjera, prandaj çuditem që flitet më shumë për ne, duke thënë Roma është për titull”, ka shtuar portugezi.

Në lidhje me kundërshtarët Mourinho ka shtuar: “Duhet të përgëzoj një trajner që ka bërë diçka të mrekullueshme sezonin e kaluar. Pres një ndeshje të vështirë, përballë një skuadre që ka harxhuar 40 milionë, ka 10 lojtarë të rinj dhe është bërë shumë e fortë. Jam i bindur që do të jetë një ndeshje e vështirë”, ka thënë trajneri i Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat