Brentford turpëron Manchester Utd e Ronaldos 

Futboll

Brentford turpëron Manchester Utd e Ronaldos 

Nga: K. Goca Më: 13 gusht 2022 Në ora: 20:17
Pamje nga ndeshja, foto AP

Manchester Utd po përjeton ditët me të zeza me rezultate në Premier League. 

Brentford me rezultat 4:0 e turpëron Manchester Utd e Cristiano Ronaldos.

Brentford në periudhën e parë shfaqi formë të lartë, duke shënuar 4 herë përmes futbollistëve Dasilva (10'), Jensen (18'), Mee (30') e Mbeumo (35').

Humbje e rëndë për “Djajtë e kuq”, e dyta rresht në edicionin e ri.

Një fillim që nuk ndjellë mirë për trajnerin e ri, Erik ten Hag.

Manchester Utd është në fund të tabelës pa pikë dhe Brentford në pozitën e tretë me 4 pikë apo një fitore e një barazim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat