Laporta nuk di të ndalet

Futboll

Laporta nuk di të ndalet

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 22:41
Laporta nuk di të ndalet

Barcelona është në vështirësi të mëdha financiare dhe nuk ka regjistruar ende të gjithë lojtarët që ka afruar deri tani. Por Joan Laporta është entuziast për merkaton që kanë bërë katalanasit dhe ka premtuar se do të ketë ndërhyrje të tjera për të përforcuar skuadrën e Çavit.

“E vërteta është që mbetet Kunde për ta regjistruar dhe duhet të bëjmë ndonjë shitje për ta bërë të mundur”, pranoi ai fillimisht për “DAZN” para fillimit të sfidës së kampionatit të katalanasve ndaj Rajo Vajekano. “Por është e sigurt që kemi interes për ndonjë lojtar tjetër, gjithsesi më parë do të flasim me klubet.

Disa na uronin të keqen për regjistrimet dhe kjo nuk ka marrë fund ende. Jemi vetëm me datë 13, imagjinoni edhe sa kohë mbetet. Ende mund të punojmë mbi ndonjë përforcim që bën ekipin më konkurrues”, theksoi ai.

“Kishim pritshmëri të madhe. Ishte një punë guximtare, besuam se do ia arrinim dhe ashtu ndodhi. Drejtuesit kanë bërë një punë të madhe. Unë jam shumë i kënaqur, ngulmuam dhe u arritën objektivat”, tha presidenti i Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat