Lajme të mira për Milanin

Futboll

Lajme të mira për Milanin

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 14:14
Tonali

Lajme të mira për Milanin dhe Piolin, titullari i padiskutueshëm pranë rikthimit në skuadër!

Stefano Pioli duket se ka një arsye më shumë për të qenë i lumtur pas fitores që Milani i tij arriti ditën e djeshme ndaj Udinezes, me mesfushorin Sandro Tonali që është pranë rikthimit në skuadër pas dëmtimit.

Sipas ‘Tuttmercato.web”, italiani do ti bashkohet pjesës tjetër të grupit në ditët e ardhshme dhe pritet të jetë i gatshëm për të luajtur ndaj Atalantës në javën e ardhshme.

Gjendja fizike e Tonalit do të vlerësohet ditë pas dite nga ana e Piolit dhe stafit të tij për të vendosur më pas nëse ai do të startojë si titullar ndaj bergamaskëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat