Toronto u “falet” italianëve

Futboll

Toronto u “falet” italianëve

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 16:56
Toronto u “falet” italianëve

Lorenzo Insigne dhe Federico Bernardeschi  kanë gjetur rrugën e rrjetës në MLS, me Toronton që triumfoi 3-1 ndaj Portland Timbers.

Ishi i Napolit realizoi në minutën e 79-të, duke çuar në dy numrin e golave në katër ndeshjet me Toronton, përfshirë këtu edhe një asist.

Ndërsa Bernardeschi vulosi rezultatin final në minutën e 85-të duke përmirësuar numrat e tij në MLS, pasi ishi i Juventus deri më tani ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar dy asist në katër ndeshje.

Insigne dhe Bernardeschi nuk janë me pushime dhe kanë nisur në mënyrë më të mirë të mundshme “ëndrrën” amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat