VAR, shtyllë, dy traversa dhe penallti e humbur

Futboll

VAR, shtyllë, dy traversa dhe penallti e humbur

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 17:12
VAR, shtyllë, dy traversa dhe penallti e humbur

Nottingham Forest siguron fitoren në Premier League pas 23 vitesh. Skuadra historike angleze mposhti 1-0 West Ham në “City Ground”, duke siguruar tre pikët e para në Premier League, aty ku u rikthye pas një mungese të gjatë.

Nottingham pati edhe fatin me vete në këtë përballje, pasi “Çekiçët” humbën penallti me anë të kapitenit Declan Rice (65’), goditën dy herë traversën, ndërkohë që VAR-i u anuloi një gol në pjesën e parë.

Ndërkohë, edhe ekipi i Nottighamit goditi shtyllën në pjesën e parë, minutat te fundit të cilat ishin plot emocione. Algjeriani Benhrama dërgoi topin në rrjetë (43’), por teknologjia frenoi festën e ekipit mik.

Nottinghami përfitoi dhe shënoi golin e fitores në minutën e dytë shtesë të fraksionit të parë. Vendasit shënuan edhe golin e dytë (55’), por VAR-i e cilësoi të parregullt. Ëest Ham tentoi golin e barazimit, por u përball me një super Dean Henderson.

Portieri i ekipit vendas ishte në formë të shkëlqyer. 25-vjeçari ia doli të presë edhe një penallti në mesin e pjesës së dytë, duke i hequr golin kapitenit Rice, ndërkohë që kreu edhe disa pritje të tjera.

Në fund shtatë minuta shtesë, por vendasit rezistuan mirë, ruajtën avantazhin e artë dhe festuan triumfin e parë në kampionatin anglez pas plot 23 viteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat