Llapi gjunjëzon Drenicën, kjo është renditja në Superligën e Kosovës 

Futboll

Llapi gjunjëzon Drenicën, kjo është renditja në Superligën e Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 14 gusht 2022 Në ora: 18:53
Llapi feston

Llapi importon tre pikë domethënëse nga stadiumi “18 qershori” në Klinë, duke i shkaktuar humbje me rezultat 1:0 Drenicës së Skenderaj.

Gjithçka u vendos në pjesën e parë me golin e Kushtrim Shabanit, pak topi devijohet edhe nga portieri.

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, e fillon me fitore,  ndërsa Drenica ngelet duarthatë në hapje të elitës së futbollit të Kosovës.

Në javën e ardhshme, Llapi  e pret Trepçën '89 e Drenica i shkon kampionit, Ballkanit.

Rezultatet

Gjilani - Ferizaj 3:2
Trepça ’89 – Drita 2:2
Dukagjini – Prishtina 1:2
Malisheva – Ballkani u shty
Drenica – Llapi 0:1

Renditja 

1. Gjilani    1    1    0    0    3:2    3
2. Prishtina    1    1    0    0    2:1 3
3. Llapi    1    1    0    0    3    1:0 3
4. Drita    1    0    1    0    1    2:2 1
5. Trepça ’89    1    0    1    0    2:2    1
6. Ballkani    0    0    0    0    0    0
7. Malisheva    0    0    0    0    0
8. Ferizaj    1    0    0    1    2:3    0    
9. Dukagjini    1    0    0    1    1:2    0
10. Drenica    1    0    0    1    0:1    0
Në javën e ardhshme do të takohen: Ballkani - Drenica, Llapi - Trepça '89, Drita - Dukagjini, Ferizaj - Prishtina dhe Gjilani - Malisheva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat