I padëshiruar në Madrid

Futboll

I padëshiruar në Madrid

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 15:46
I padëshiruar në Madrid

E ardhmja e Marko Asensios duket larg Realit të Madridit.

Sulmuesi nuk është aktivizuar as në takimin e parë në La Liga përballë Almerias dhe në Madrid janë të bindur se ai do të largohet nga kampionët e Spanjës.

Edhe vetë trajneri Ançeloti pas takimit ka lënë të hapur derën e largimit për sulmuesin e kombëtares spanjolle.

“Për momentin është lojtar i Realit, deri më 31 gusht të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë italiani pas suksesit në Almeria.

Dhe të gjitha rrugët të çojnë drejt largimit të tij nga Spanja, teksa Murinjo është gati t’i bëjë një vend te Roma e tij.

Sipas gazetave spanjolle, Roma ka trokitur në dyert e Realit për Asension dhe është gati t’i ofrojë një vend në skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat