Musk trazon botën sportive

Futboll

Musk trazon botën sportive

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 11:22
Musk

Elon Musk trazon botën sportive: Do të blej Manchester United!

Elon Musk ka trazuar botën sportive duke deklaruar në rrjetin social Twitter se do blinte klubin anglez të futbollit, Manchester United.

Postimi i tij u pasua me një lumë reagimesh nga tifozët anglezë, të cilët e pytën Musk se sa seriozisht e kishte deklaratën e tij. Musk u përgjigj se nuk do e bënte diçka të tillë dhe se po bënte shaka.

Reagimi i tij vjen pasi disa tifozë i kishin kërkuar Musk-ut të blinte Manchester United teksa klubi ndodhet në krizë të thellë rezultatesh pas dy ndeshjeve të para të kampionatit, ku merkato e transferimeve nuk ka qenë cilësore.

Ky ka qenë fillimi më i keq i një sezoni të klubit në më shumë se 100 vjet.

Klubi ka një kapitalizim tregu prej pak më shumë se 2 miliardë dollarë, ndërsa shefi ekzekutiv i Tesla dhe SpaceX vlen 270 miliardë dollarë, sipas Forbes.

Manchester United aktualisht kontrollohet nga familja amerikane Glazer, e cila e bleu atë në 2005. Vitet e fundit, tifozët kanë protestuar kundër Glazers për shkak të vështirësive të ekipit në fushë.

Musk aktualisht po përpiqet të përfundojë një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh për të blerë Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat