Neville inkurajon Ronaldon të flasë

Futboll

Neville inkurajon Ronaldon të flasë

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 11:33
Neville inkurajon Ronaldon të flasë

Situata e Cristiano Ronaldos te Manchester United është në një moment shumë të vështirë, ndërsa edhe vetë klubi është në vështirësi.

Mediat kanë aluduar për klimë aspak të mirë mes portugezit dhe skuadrës së United, por CR7 ka shpërthyer me në fund në rrjetet sociale duke u shprehur se mediat gënjejtë dhe se të vërtetën do ta tregojë në një intervistë pas dy javëve.

Pas këtij reagimi ka folur Gary Neville i cili fton Ronaldo të mos pres dy javë, por të ngrihet edhe të flasë pasi klubi është në një krizë dhe ka nevojë për lidërë si portugezi.

“Çfarë e shtyn lojtarin më të madh ndonjëherë të presë dy javë për t’u thënë tifozëve të Manchester United të vërtetën? Ngrihuni dhe flisni. Klubi është në krizë dhe ka nevojë për liderë. Ju jeni i vetmi që mund ta kapni këtë situatë për fyt!” Shkroi Neville në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat