Mourinho këmbëngul për ta pasur në skuadër

Futboll

Mourinho këmbëngul për ta pasur në skuadër

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 12:14
Beloti

Mourinho këmbëngul për ta pasur në skuadër, Roma përgatit ofertën e radhës për bomberin e Serisë A!

Roma duket se ende nuk e ka mbyllur këtë merkato transferimesh, me klubin kryeqytetas që po studion ofertën e radhës për të arritur te ish-sulmuesi i Torinos, Andrea Beloti.

28-vjeçari po kërkohet me ngulm nga tekniku i verdhekuqve, Jose Mourinho që e konsideron si përforcimin e duhur për të kompletuar sulmin, me Belotin që për momentin gjendet në merkato si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Torinon.

Për italian ka oferta dhe nga klube të tjera në Francë siç është Nisa, por dëshira e tij duket të jetë qëndrimi në Serinë A dhe transferimi te Roma duke parë dhe afrimet e bujshme të klubit dhe ambiciet e tyre për sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat