Botërori përplas keq Mbappe dhe trajnerin e Brazilit

Futboll

Botërori përplas keq Mbappe dhe trajnerin e Brazilit

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 13:40
Botërori përplas keq Mbappe dhe trajnerin e Brazilit

Trajneri i Brazilit, Tite, ka reaguar ndaj pretendimit të Kylian Mbappe se është më e lehtë për kombëtaret e Amerikës së Jugut të kualifikohen në Kupën e Botës sesa homologet e tyre evropiane. Evropa ka dominuar turneun më prestigjioz të futbollit ndërkombëtar në edicionet e fundit, duke nxjerrë katër fituesit e tyre.

Një skuadër e Amerikës së Jugut nuk ka triumfuar që nga viti 2002, kur Brazili mundi Gjermaninë në finale. Argjentina ishte më afër përfundimit të kësaj serie në vitin 2014, duke rënë në pengesën e fundit (finalen) ndaj Gjermanisë.

Në maj, Mbappe, i cili fitoi Kupën e Botës me Francën katër vite më parë, bëri një shpjegim pse kombëtaret e Amerikës së Jugut kanë pasur vështirësi, duke thënë: “Argjentina dhe Brazili nuk e kanë atë nivel konkurrence. Në Amerikën e Jugut, futbolli është jo aq i zhvilluar sa në Evropë, prandaj fituesit më të fundit të Kupës së Botës kanë qenë evropianë”.

Mbappe është kritikuar nga sulmuesi i Interit dhe Argjentinës, Lautaro Martinez për komentet e tij, ndërsa tani ka reaguar Tite. Trajneri i Brazilit është bërë figura e fundit e futbollit, që vë në dyshim pikëpamjet e yllit francez.

Ndoshta (Mbappe) po flet për këto përplasje të Ligës së Kombeve ose miqësore evropiane, por jo kualifikueset e Kupës së Botës, – tha ai në mbrojtje të kualifikueseve të CONMEBOL për Kupën e Botës, gjatë një interviste me “ESPN Brazil”. – Ne nuk kemi, me gjithë respektin e duhur, Azerbajxhanin për të luajtur. Ne nuk kemi askënd që ju jep pushim.

Kualifikueset këtu kanë një shkallë shumë më të lartë vështirësie sesa faza e grupeve në Evropë”. Brazili nuk e ka fituar Kupën e Botës prej 20 vitesh, por kjo nuk e pengon të shihet si favorit për turneun e këtij dimri.

Megjithatë, Selecao do të përballet me konkurrencë të ashpër nga një mori skuadrash të forta evropiane. Kampionia e botës në fuqi, Franca, dhe finalistja e “Euro 2020”, Anglia pritet që të bëjnë mirë, ashtu si edhe Spanja e Gjermania.

Argjentina po përmendet gjithashtu si fituese e mundshme, me “Katar 2022” që ka të ngjarë të jetë Kupa e Botës e fundit e Lionel Messit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat