Barcelona me një mision të vështirë

Futboll

Barcelona me një mision të vështirë

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 15:39
Barcelona me një mision të vështirë

Xherard Pike dhe Serxho Buskets janë në “gatishmëri” dhe në pritje të ofertave të radhës nga Barcelona në lidhje me kontratat e tyre dhe uljen e mundshme të pagës.

Por siç ka bërë me dije “Mundo Deportivo”, një marrëveshje me dy nga kapitenët e klubit duket e vështirë kur kanë mbetur dhe dy javë nga mbyllja e merkatos.

Te Barça e kanë kuptuar se varianti më i mirë i mundshëm për të kursyer para dhe për të mundësuar federimin e Kundesë nuk është marrëveshja me Pike e Buskets, por shitja e lojtarëve të padëshiruar.

Gjithsesi, klubi nuk ka hedhur gjithçka poshtë dhe negociatat me dy lojtarët mund të rifillojnë në çdo moment, pavarësisht hapave të ngadaltë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat