​Ancelotti: Casemiro ka vendosur të largohet

Futboll

​Ancelotti: Casemiro ka vendosur të largohet

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 13:34
​Ancelotti: Casemiro ka vendosur të largohet

Mesfushori i Real Madridi Casemiro shumë shpejtë do të jetë lojtar i Manchester United.

Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga trajneri Carlo Ancelotti i cili ka thënë se lojtari ka vendosur që të ndryshojë skuadër.

“Kam folur me Casemiron. Ai dëshiron të provojë një sfidë të re, ndaj ne e kuptojmë vendimin e tij”, tha fillimisht Ancelotti.

“Negociatat janë në vazhdim, por ai ka vendosur të largohet nga Real Madridi, ne e duam atë dhe respektojmë planin e tij. Casemiro nuk do të luajë të shtunën. Dje kuptova se ishte një gjë e vërtetë (Casemiro në Man Utd)”.

“Zëvendësim për Real Madridin? Ne kemi nënshkruar me Tchouaméni dhe ai është një nga më të mirët në treg. Pastaj kemi Kroos dhe Camavinga, jemi mirë me 6 mesfushorë”, tha në fund trajneri italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat