Simeone i mbyll derën përfundimisht Griezman

Futboll

Simeone i mbyll derën përfundimisht Griezman

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 14:12
Simeone i mbyll derën përfundimisht Griezman

Antuan Grizman shihej si një nga lojtarët më të mirë pak vite më parë. Francezi ishte projektuar të kthehej në një yll të futbollit, por situata mori një tjetër rrjedhë. Pas shkëlqimit me Atletikon, Grizman u tundua nga ideja për të provuar fanellën e Barcelonës. Por me Mesin në ekip, ishte thuajse e pamundur që prozhektorët të drejtoheshin drejt tij.

Eksperienca e tij me klubin blaugrana rezultoi një dështim dhe largimi ishte rruga më e mirë për palët.

Francezi kthehet në shtëpi, këtë herë me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje në fund. Por në “Vanda Metropolitano“ nuk pati të njëjtin impakt si më parë dhe statistikat janë dëshmitari i këtij fakti.

Nga dështimi në dështim, karriera e 31-vjeçarit shkon drejt shkatërrimit. Mediat spanjolle raportojnë se tashmë Grizman del edhe jashtë planeve të Altetikos së Madridit. Simeone duket se ka ndërmend të abonojë sulmuesin e Kombëtares së Francës me stolin. “AS” shkruan se persona brenda klubit ia kanë bërë të qartë Grizmanit: “Nuk të llogarisim për sezonin e ri”.

Atletiko nuk ka ndër mend të paguajë klauzolën prej 40 milionë eurosh vitin e ardhshëm, prandaj dëshiron ta heqë qafe sa më parë atë që disa vite me herët ishte pika kyçe e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat