Lyon-i nuk “i ndahet” PSG-s

Futboll

Lyon-i nuk “i ndahet” PSG-s

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 00:37
Lyon-i nuk “i ndahet” PSG-s

Olympique Lyon nuk i ndahet Paris Saint-Germain, ndërsa ka fituar bindshëm në raundin e dytë të Ligue 1. Lyon “shkatërroi” me rezultatin 4-1 skuadrën e Troyes.

Vendasit treguan dominim të padiskutuar gjatë gjithë sfidës, megjithatë fraksioni i parë u mbyll me barazimin 1-1. Ekipi i Bosz zhbllokoi rezultatin që në minutën e 3’ me golin e Lacazette, teksa në minutën e 39’ “ESTAC” ia  dolën të gjenin barazimin me anë të Tardieu, që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në fraksionin e dytë nga Lyon jo vetëm që do të vazhdonin dominimin, por njëkohësisht do të shfaqeshin më produktivë. Mjaftuan vetëm 2 minuta nga nisja e pjesës së dytë dhe Tagliafico realizoi golin e dytë për vendasit. Teksa në minutën e 49’ ishte Tete ai i cili ngriti në këmbë tifozerinë në “Parc Olympique Lyonnais”.

Do të ishte po Tete ai i cili do të emociononte tifozerinë vendase me një super gol në minutën e 75’, duke realizuar dopietë personale dhe njëkohësisht i dhuroi “pokerin” skuadrës së Lyon-it.

Pas këtij takimi Lyon renditet në vend të dytë me pikë të barabarta me PSG-në, 6 pikë, teksa Troyes qëndron në vend të fundit me 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat