Sadiki debuton me fitore në Superiore!

Futboll

Sadiki debuton me fitore në Superiore!

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 11:23
Sadiki

Erzeni ka debutuar me fitore në “Abissnet Superiore”, duke mundur në Durrës Vllazninë me rezultatin minimal 1-0. Me fitore debutoi edhe kumanovari Nehar Sadiki, i cili ishte titullar në lojë.

Pjesa e parë foli vetëm për skuadrën shijakase, e cila gjeti avantazhin në minutën e 22’ me Alan Rodrigez, i cili realizoi një supergol nga goditja e dënimit.

Në pjesën e dytë, Jopsa hodhi disa lojtarë në sulm për të ndryshuar rezultatin, por pavarësisht rasteve të shkodranëve, asgjë nuk ndryshoi.

Kështu  Erzeni rikthehet me një fitore pas 19 vitesh në Superiore teksa javën e ardhshnme do të ndeshet me Kastriotin në transfertë. Nga ana tjetër skuadra e Josës duhet ta harrojë sa më parë këtë humbje dhe të përgatitet për sfidën me Kukësin në shtëpi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat