Mbrojtësi shqiptar largohet nga Lazio

Futboll

Mbrojtësi shqiptar largohet nga Lazio

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 14:38
Mbrojtësi shqiptar largohet nga Lazio

Riza Durmishi është larguar përfundimisht nga Lacio!

Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, mbrojtësi shqiptar ka ndërprerë në mënyrë konsensuale kontratën e tij me klubin bardhekaltër, teksa tani do të jetë një lojtar me parametra zero për çdo ekip.

28-vjeçari me origjinë shqiptare, përshëndet kryeqytetin italian pas 4 vitesh, ku erdhi nga Betis në verën e vitit 2018.

Me Lacion ai përfitonte rreth 1 milionë euro në sezon dhe ka pasur gjithashtu eksperienca si i huazuar te skuadrat e Salernitanës, Nisë dhe Sparta e Roterdamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat