Lamela afër rikuperimit nga lëndimi

Futboll

Lamela afër rikuperimit nga lëndimi

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 09:45
Erik Lamela

Lamela ka hedhur një hap të rëndësishëm në rikuperimin pas lëndimit që pësoi në shpatull dhe e detyroi të kryej një ndërhyrje.

Anësori i Sevillas iu nënshtrua një operacioni më 4 dhjetor dhe tashmë është rikthyer në fushë me topin. Lajmin e ka bërë të ditur vet lojtari me një mesazh në rrjetet e tij sociale shoqëruar me një fotografi në fushën e blertë.

“I fokusuar në rikuperimin tim, çdo ditë është një ditë më pak për t’u rikthyer. Faleminderit për mesazhet që marr dhe që më japin shumë forcë”, tha ish-lojtari i Tottenham-it, i cili mbërriti verën e kaluar në Sevilla.

Lamela pësoi atë lëndim në shpatull gjatë një seance stërvitore dhe iu desh të kryente një ndërhyrje në Madrid, nga doktor Arambarri. Rikthimi i tij me ekipin është pritur të ndodhë pas rreth katër muajsh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat