Enrique optimist për suksesin e Spanjës në Ligën e Kombeve

Futboll

Enrique optimist për suksesin e Spanjës në Ligën e Kombeve

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 17:26
Enrique

Luis Enrique është optimist se Spanja në Ligën e Kombeve në fund do t`ia dalë të jetë e para në grupin ku është.

Ish-kampionët e botës nga viti 2010 sonte ndeshen me Zvicrën.  

“Ka qenë java më e mirë e stërvitjes për lojtarët që kur u bëra trajner. 

Unë jam optimist për atë që na pret përpara. Edhe nëse humbim nga Zvicra, nëse mposhtim Portugalinë, do t'ia dalim", ka thënë ish futbollisti i Real Madridit dhe Barcelonës, tash trajner.

Nga ky grup sonte gjithashtu ndeshen Çekia me Portugalinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat