Derbi Partizani - Tirana

Futboll

Derbi Partizani - Tirana

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 17:44
Derbi Partizani - Tirana

Me të përfunduar ndeshjet e kombëtareve do të rikthehen edhe ndeshjet e kampionatit shqiptarë. Java e 6-të e “Abissnet Superiore” do të luhet në 3 ditë të ndryshe në orare të ndryshme.

Gjithçka do të nisë ditën e premte me duelin Bylisi-Erzeni. Një sfidë interesante me dy skuadrat që vijnë nga Kategoria e Parë, por që në këtë fillim sezoni kanë suprizuar jo pak. Shijakasit vijnë si skuadra e vetme e pamposhtur në kampionat, me takimin që do të luhet në orën 15:00.

Një tjetër takim interesant është edhe përballja në “Niko Dovana” në orën 17:45 ku Teuta do të presë Vllazninë, në një duel që pritet me interes. Bledi Shkëmbi d të kërkojë fitoren e parë  në krye të durrsakëve, ndërsa shkodranët do të kërkojnë një tjetër fitore pas saj me Kastriotin.

Dita e shtunë ka rezervuar gjithashtu duele të forta, ku Laçi dhe Kukësi do të vihen përballë njëra-tjetrës në Laç ora 15:00. Kurbinasit vijnë pas 4 humbjeve radhasi dhe kërkohet reagim, ndërsa te verilindorët shpresohet te “ilaçi” Dobi, i cili duhet t’i japë një tjetër rrugë skuadrës.

Po në të njëjtën orë do të luhet edhe sfida mes Egnatias dhe Kastritoti në stadiumin “Arena Egnatia”. Të dy skuadrat do të kërkojnë të mos dalin pa pikë nga ky duel.

E gjithë vëmendja do të jetë ditën e dielë tek supersfida e kësaj jave. Në “Air Albania” Partizani do të presë Tiranën në derbin e parë të këtij sezoni mes tyre. Ky takim do të luhet duke nisur që nga ora 19:00.

Demat vijnë si kryesuesit e kampionatit, ndërsa nga ana tjetër bardheblutë vijnë pas fitoren së thellë 4-0 ndaj Teutës një javë më parë. Një sfidë e cila si gjithmonë të garantuar do ketë spektaklin në fushën e lojës por edhe në tribuna mes dy tifozerive, pasi përballë do të jetë rivalët e përjetshëm.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat