Zyrtare/ Vendoset data dhe ora kur do të luhet “El Clasico” mes Realit dhe Barçës

Futboll

Zyrtare/ Vendoset data dhe ora kur do të luhet “El Clasico” mes Realit dhe Barçës

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Tashmë zyrtarisht është vendosur data dhe ora se kur do të luhet “El Clasico” mes Real Madrid dhe Barcelonës, me sfidën që do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.

Të gjithë tifozët do të mbërthehen para TV por dhe të pranishëm në stadium më 16 tetor në orën 16:15 për të shijuar një nga ndeshjet ku emocionet dhe spektakli janë të garantuar, me dy skuadrat më të mira që vihen përballë njëra-tjetrës për fitoren që vlen më shumë se 3 pikë.

Por përpara se dy skuadrat do të përballen mes tyre, ata duhet të luajnë në Champions League, ku Barça do të sfidojë Interin në “Camp Nou” më 12 tetor, ndërsa “Los Blancos” do të udhëtojnë në Poloni, ku do të sfidojnë Shakhtar Donetsk më 11 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat