Pique mund të transferohet te rivali i Barcelonës

Futboll

Pique mund të transferohet te rivali i Barcelonës

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 20:02
Pique mund të transferohet te rivali i Barcelonës

Gerard Pique mund të ndryshojë skuadër në afatin kalimtar të janarit, por të mbetet në Spanjë.

“Ok Diario” ka raportuar se Atletico Madridi mund të tentojë të nënshkruajë me mbrojtësin e Barcelonës në afatin e dimrit.

Trajneri i skuadrës nga Madridi, Diego Simeone, thuhet se dëshiron të forcojë mbrojtjen pasi është i zhgënjyer me paraqitjet e Stefan Savic, Mario Hermoso dhe Felipe – teksa Jose Jimenez po lëndohet shpesh.

Te Atletico besojnë se Pique mund të vazhdojë të luajë në nivelin më të lartë dhe të bëhet lideri i ri i mbrojtjes së ekipit.

Edhe 35-vjeçari mendohet se do të ishte i interesuar për këtë transferim. Ai ka një marrëdhënie të tensionuar me trajnerin e Barcelonës, Xavi, pasi e ka humbur vendin e titullarit.

Kontrata e Gerard Piques me Barcelonës është e vlefshme deri më 30 qershor 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat