Iu vonua viza, por...

Futboll

Iu vonua viza, por...

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 20:36
Iu vonua viza, por...

Kukësi me në fund ka zyrtarizuar marrëveshjen me lojtarin 23-vjeçar nga Mauritaia, Abdou M’Bark El Id. I gjatë 1.89 metra, ai luan në rolin e mesfushorit, teksa është grumbulluar edhe me përfaqësuesen e vendit të tij.

Njoftimi i Kukësit: 

“Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori Abdou M’Bark El Id është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 23-vjeçar ka zyrtarizuar firmën ditën e sotme deri në verën e vitit 2025, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Mesfushori nga Maurtiania ka firmosur me ekipin tonë në merkaton e verës, por vonesat me vizën kanë bërë që futbollisti të bashkohet me vonesë me ekipin. M’Bark është aktivizuar me ekipe si Concorde dhe Nuadhibou në kampionatin e tij dhe ne Numancia B në Spanjë.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mesfushorit M’Bark dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat