Një tjetër “Maradona” po lind

Futboll

Një tjetër “Maradona” po lind

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 19:28
Një tjetër “Maradona” po lind

“Nipi i Armando Maradonës mori topin në shtëpi”. Ishte ky titulli më i shpërndarë në rrjetet sociale sportive ditën e djeshme në Argjentinë, të cilat raportonin për tripletën e tij të parë.

Hernan Lopez Munjoz, 22-vjeçar, ishte protagonisti absolut i fitores 3- 0 të Sentral Kordobas ndaj Aldosivit, i cili përdori të gjitha pjesët e trupit për tregolëshin e tij.

I pari erdhi pas një goditje me kokë, i dyti pas një parabole shumë të lartë me ta majtën dhe i treti me të djathtën në cepin e portës.

“Maradona është gjithmonë prezent tek unë. Po, daja im do të jetë i lumtur për mua nga aty lart.

Gjithmonë e kam dëgjuar, përherë më ka shtyrë që të eci përpara, të mos kem frikë dhe të mos heq dorë nga asgjë.

Ndërsa gjyshja ime thotë se i ngjasoj shumë kur lëshohem në driblim. Po, unë përpiqem ta imitoj, sepse së bashku me gjyshen kemi parë disa herë së bashku Botërorin e vitit 1986, ku ajo kujtonte me detaje çdo ndeshje. E kam shijuar edhe unë, por tani dua të bëj edhe më shumë”.

Hernan Lopez Munjoz është djali i Danielit, një ish-futbollisti të Argentinosit, ndërsa gjyshja e tij Ana, është një nga motrat e Diego Armando Maradonës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat