Klubit Europian i soset durimi

Futboll

Klubit Europian i soset durimi

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 23:30
Klubit Europian i soset durimi

Bëmat dhe kapriçot e njëpasnjëshme i kanë kushtuar shtrenjtë futbollistit algjerian Joucef Belaili. Klubi francez i Brest i ka treguar derën 30-vjeçarit, duke i bërë dalje. Lojtari u bë një barrë për klubin  që ka vendosur të marrë masën ekstreme, duke e larguar.

Belaili fillimisht ka dërguar kushëririn e tij të kryejë testet mjekësore në vend të tij gjatë fillimit të përgatitjeve për sezonin 2022/23. Gjithashtu ai ka refuzuar të kthehet me autobus së bashku me shokët e skuadrës pas transfertës me PSG-në, duke qëndruar në Paris me shpenzimet e klubit.

Një tjetër veprim aspak profesional ka qenë ai kur 30-vjeçari është shtirur si i sëmurë për të shmangur fotot zyrtare të klubit.

Për më tepër edhe sjellja e tij në jetën private ka qenë jo normale. Algjeriani la shtëpinë e tij me qira me dëme të konsiderueshme, që kapin vlerën e 50 mijë eurove. Dyshemeja ishte deformuar, dyshekët duheshin ndërruar dhe dyert e gardërobës ishin thyer. Gjithashtu Belaili ka qenë në listën e zezë të disa hoteleve, duke lënë të dëmtuara dyert e tyre.

Sjellja e tij ishte e papranueshme dhe prania e tij i kushtonte arkave të klubit 30 mijë euro në muaj. Në të shkuarën 30-vjeçari është ndaluar të luajë futboll për dy vite, teksa pinte shisha dhe rezultoi pozitiv në testin e kokainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat