Pezullohet trajneri maltez për ngacmim seksual

Futboll

Pezullohet trajneri maltez për ngacmim seksual

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 23:59
Devis Mangio

Federata e Futbollit të Maltës ka pezulluar trajnerin italian Devis Mangio për sjellje të pahijshme seksuale ndaj një lojtari.

Të dielën, Federata e Futbollit mori informacione për sjelljen e tij të papërshtatshme ndaj një anëtari të kombëtares dhe mediat raportojnë se ka pasur akuza për sjellje të papërshtatshme ndaj lojtarit ndërsa Mangia ishte trajner i Craiova rumune nga viti 2017 deri në prill 2019.

Trajneri italian drejton kombëtaren e Maltës nga dhjetori 2019 dhe ndër të tjera ka punuar në Ascoli, Bari, Spezia, Palermo, si dhe në kombëtaren e të rinjve italianë.

Mangio (48) ka kontratë me Maltën deri më 31 dhjetor të vitit të ardhshëm.

Ndihmës trajneri Davide Macot ka drejtuar kombëtaren në miqësoren e sotme ndaj Izraelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat