Kroos do ta përfundojë karrierën

Futboll

Kroos do ta përfundojë karrierën

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 11:41
Kroos do ta përfundojë karrierën

Siç raportojnë mediat madrilene, në radhët e Realit mbretëron një panik e vërtetë, të gjithë kanë frikë se mund të mbeten pa një nga lojtarët kryesorë, i cili dëshiron t’i japë fund karrierës.

Bëhet fjalë për Toni Kroos, i cili ka edhe një vit kontratë me “Mbretërit” dhe tashmë disa herë ka refuzuar ta vazhdojë atë.

Arsyeja e tij është se ai dëshiron të shohë se cili do të jetë roli i tij në skuadër, por tashmë në Madrid ka dyshime se ai është mjaftuar me futbollin.

32-vjeçari u rrit në Bayern dhe luajti atje deri në vitin 2014, përpara se të transferohej në Real Madrid, ku ka është për tetë vjet. Ai luajti 373 ndeshje për Realin, fitoi tre tituj ligë, katër Liga të Kampionëve, tre Superkupa Evropiane dhe katër Kupa të Botës FIFA.

Carlo Ancelotti po mundohet në çdo mënyrë ta bindë që të qëndrojë në skuadër dhe të vazhdojë të dominojë së bashku me Luka Modric. Kroati dhe gjermani nuk po e ngadalësojnë ritmin përkundër moshës së tyre dhe tani Ancelotti po i zëvendëson me Camavinga, Valverde dhe Chuameni, por ata nuk janë ende zëvendësues të vërtetë të Kroosit.

Kjo është arsyeja pse Reali dëshiron që kjo dyshe të qëndrojë në klub, derisa të përfundojë blerjen e mesfushorit anglez Jude Bellingham, i cili është dëshira më e madhe e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat