Kush e drejton derbin Ballkani - Gjilani?

Futboll

Kush e drejton derbin Ballkani - Gjilani?

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 17:48
Kush e drejton derbin Ballkani - Gjilani?

Në fundjavë zhvillohet xhiro e nëntë e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll. 

Në program janë pesë duele interesante përgjatë të shtunës dhe të dielës.

Padyshim se derbi i kësaj jave zhvillohet të dielën, ku Ballkani e pret Gjilanin në Therandë.

Janë deleguar gjyqtarët që do t’i drejtojnë përballjet e kësaj jave.

Drejtësia në takimin Ballkani-Gjilani i është besuar gjyqtarit Genc Nuza, me asistentët Fatlum Berisha dhe Granit Hyseni. Në VAR do të jetë Dardan Çaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat