Shotani: Drita ka përvojë ndërkombëtare

Futboll

Shotani: Drita ka përvojë ndërkombëtare

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 18:59
Shotani: Drita ka përvojë ndërkombëtare

Drenica u mposht me rezultat 2-1 në udhëtim te Drita, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës. 

Kuqezinjtë u mbajtën pothuajse gjatë tërë ndeshjes, por pësuan golin e dytë krejt në fund, shkruan Gazeta Olle.

Trajneri i Drenicës, Bekim Shotani, e ka vlerësuar lartë skuadrën e Dritës, dhe ka thënë se përvoja brenda grupit ka bërë që ata ta fitojnë këtë takim.

“Një ekip si Drita ka përvojë ndërkombëtare dhe ka lojtarë individualisht që vendosin ndeshje të mëdha. Ne ishim të përqendruar të mos pësojmë gol dhe eventualisht të shënonim në kundërsulm.

Patëm probleme që nga nisja e ndeshjes me dy lojtarë të krahut të mbrojtjes.

Njëri nuk filloi fare e tjetrin u desh ta zëvendësojë pak minuta pasi nisi ndeshja. Bëmë ndryshime taktike gjatë lojës për të marrë të paktën një pikë por nuk ia arritëm. Ky është futbolli”, theksoi Shotani.

Pas nëntë ndeshjeve, Drenica pozicionohet në vendin e pestë në tabelë me 11 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat