Inzaghi vlerëson Asllanin

Futboll

Inzaghi vlerëson Asllanin

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 16:58
Inzaghi vlerëson Asllanin

Simone Inzaghi, i keqardhur për humbjen e djeshme në shtëpi përballë Romës, përpiqet të shohë edhe anët pozitive të ndeshjes.

“Ka zhgënjim pas një disfate absolutisht të pamerituar. Ishte ndeshja jonë më e mirë e sezonit. Duhet të bëjmë më shumë, duhet të punojmë në detaje. I ndodhi Romës kundër Atalantës. Është normale që na vjen keq që nuk kemi festuar me tifozët tanë që na kanë mbështetur kaq shumë”.

Më pas Inzaghi foli për ndeshjen e Asllanit, i cili zëvendësoi Brozovicin, që mungonte për arsye pezullimi:

“Do të dilte nga fusha edhe nëse Roma nuk do të kishte shënuar golin e dytë. Ka zhvilluar një ndeshje të mirë, por pa Brozovicin në fushë, më duhej të vija ekuilibrat sa u përket forcave në fushë dhe ai nuk luante prej kohësh. Onana? Nuk e nëse do yë luajë të martën, përballë Barcelonës”.

E paevitueshme një pyetje mbi të ardhmen e tij:

“Ky është një nivel i lartë, por me tifozë të jashtëzakonshëm. Unë në rrezik? Ne, trajnerët, jemi gjithmonë në rrezik, por mund të them se skuadra është përgjigjur shumë mirë, duke bërë atë që I kam kërkuar. Duhet të punojmë me detajet".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat