Celta Vigo merr fitoren minimale

Futboll

Celta Vigo merr fitoren minimale

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 18:42
Celta Vigo merr fitoren minimale

Celta Vigo surprizon dhe i “rrëmben” 3 pikë Betis në “Estadio de Balaidos”, në takimin e raundit të shtatë të La Liga.

Vendasit fituan me rezultatin minimal 1-0 në një takim që ishte shumë i luftuar nga të dyja anët.

Goli i vetëm i kësaj sfide u realizua që në minutën e 9’, me Veiga që i dhuroi avantazhin dhe fitoren ekipit të Celta Vigos.

Betis tentoi që të merrte barazimin, megjithatë nuk ia doli ta arrinte, madje që nga minuta e 20’ miqtë mbetën me 10 lojtarë në fushën e lojës, pas daljes me karton të kuq nga fusha e lojës të Luiz Felipe.

Në pjesën e dytë të dyja skuadrat tentuan që të realizonin, me Celta Vigon që kërkonte golin e sigurisë dhe Betis që donte të paktën një pikë nga kjo sfidë, por pa sukses.

Pas raundit të 7 Celta Vigo ngjitet në vend të 10-të me 10 pikë, teksa Betis qëndron në vend të 4 me 15 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat