Tirana fiton ndaj Partizanit

Futboll

Tirana fiton ndaj Partizanit

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 21:06
Tirana fiton ndaj Partizanit

Tirana ka mposhtur në derbi 2:0 Partizanin në ndeshjen e luajtur në Air Albania.

Partizani dhe Tirana luajnë sot derbin e parë të kryeqytetit në “Air Albania”. Nje ndeshje qe ka mbledhur 13 mije tifoze ne shkallet e stadiumit me Ultras Guerrils dhe Tirona Fanatics qe kane ndezur me shume atmosferen e bukur…

Një sfidë që mund të tregojë edhe më shumë pretendimet dhe formën që po kalojnë dy skuadrat, me Partizanin që është kryesues dhe me Tiranën që për momentin e ndjek në distancë.

Ndeshja ka nisur me vrull sidomos nga Tirana qe kerkon te ngushtoje diferencen prej 4 pikesh me ekipin e kuq, teksa ne anen tjeter Partizani kerkon te kthehet te suksesi pasi barazoi ne Kupe ndaj Orikut.

Pjesa e pare ka pare me shume Tirane dhe me pak Partizan, por ne fakt bardheblute kane shperdorur nje mundesi te arte teksa penalltia e akorduar nga arbitri Juxhin Xhaja me pamjet e VAR, eshte humbur nga Redon Xhixha. Portieri Rexhepi ia ka pritur.

Me pas, VAR futet serish ne loje dhe kete here e ben per nje nderyrje te Bruno Lulaj ndaj Skukes ne hyrje te zones. Arbitri vazhdon por VAR e therret pasi nderhyrja nuk eshte te topi por edhe kembet. Arbitri ska dyshime: faull dhe i kuq.

Rexhepi qe pasi pret nje penallti ben nje super gafe. Ne nje vertikalizim nga gjysma e fushes se Tiranes del ne aventure dhe del huq duke mos kapur topin. Xhixha kontrollmon dhe futet ne zone duke shenuar me pas ne kendin e portes qe mbrohej nga mbrojtesi i fundit i Partizanit duke ndezur tribunen e tifozerise se Tiranes. Pjesa e pare u mbyll 0-1 per Tiranen!

Ne pjesen e dyte, Partizani ka pasur nje trysni te jashtezakonshme dhe i eshte afruar golit disa here. Por, ne anen tjeter, Tirana ka arritur qe me nje kundersulm te shpejte te Redon Xhixhes te gjeje edhe golin e dyte. Rreth 70 metra vrap per sulmuesin e Tiranes qe e finalizon dhe cmend tifozerine bardheblu.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat