Titullari i Vllaznisë rrezikon

Futboll

Titullari i Vllaznisë rrezikon

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 11:53
Titullari i Vllaznisë rrezikon

Dëmtimet vazhdojnë të jenë një makth për Vllazninë. Esin Hakaj është dëmtuar ndaj Teutës dhe as dje nuk ka dalë në stërvitje.

Mesfushori boshnjak, Elvedin Heriç, pas tërheqjes që pësoi në ndeshjen e fundit në Durrës, do të qëndrojë edhe 2 javë jashtë fushave.

Ndërkohë, Latifi vijon fazën riaftësuese dhe nuk ka shanse të rikthehet në stërvitje edhe për të paktën një javë.

Sot pritet të nisë stërvitjen pas katër javësh jashtë fushave mesfushori Lorik Boshnjaku, i cili e ka kaluar dëmtimin, por nuk ka shanse të jetë ndaj Partizanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat