Befasia Udinese në Itali

Futboll

Befasia Udinese në Itali

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 16:11
Befasia Udinese në Itali

Serie A nuk është vetëm Milan, Inter apo Juventues dhe më së mirë këtë e vërteton Udinese.

Me triumfin e fundit në transfertë përball Veronës me rezultatin 1-2, skuadra e Sottil mori fitoren e gjashtë rradhazi në kampionat, dhe ndodhet në vendin e tretë në renditje me 19 pikë, një më pak se Napoli dhe Atalanta.

Udinese e nisi sezonin e ri me një humbje përballë Milanit me rezultatin 4-2, po pavarësisht disfatës djemtë e Sottil bënë një paraqitje të mirë përballë kampionëve në fuqi.

Më pas në javën e dytë, Udinese mori një barazim pa gola me Salernitana, me “bardhezinjtë” që luajtën më shumë se 45 minuta me 10 lojtar pas daljes me të kuq të argjentinasit Perez.

Menjeherë më pas aventura e Udineses është për t’u admiruar, pasi fillimisht triumfuan kundër Monzës së Berlusconit dhe Gallianit në transfertë 1-2, mundën një ekip të fortë si Fiorentina në shtëpi 1-0 dhe surpriza ishte triumfi me rezultatin e thellë 4-0 përball Romës së Mourinhos.

Por, djemtë e Andrea Sottil nuk u ndalën pasi fitorja e rradhës erdhi përball Sassuolo në transfertë dhe më pas në shtëpi triumfuan kundër pretendentit kryesor për fitimin e titullit kampion Inter.

Pas pushimit të kombëtareve, ecuria pozitive e Udineses nuk është ndalur dhe së fundmi, “bardhezinjtë” triumfuan përballë Veronës me rezultatin 1-2 duke u ringjitur përsëri në vendin e tretë.

Ekipi i trajnerit italian Sottil ka lënë pas në renditje emra të rëndësishëm si Lazio, Milan, Roma, Juventus dhe Inter.  Dy ndeshjet e radhës për Udineses janë kundër Atalanta dhe Lazio aty ku  “bardhezinjtë” do të kërkojnë përsëri fitoren me shpresën për të konkuruar deri në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat