E fundit, Messi do të vesh përsëri fanellën e Barcelonës

Futboll

E fundit, Messi do të vesh përsëri fanellën e Barcelonës

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 17:23
Messi

Gazetarja argjentinase, Veronica Brunati, e cila raporton mbi lajmet e Kombëtares së Argjentinës ka dhënë sot shpresë për tifozët e Barcelonës sa i përket superyllit, Lionel Messi.

Siç raportohet nga Brunati, Lionel Messi do të jetë përsëri një lojtar i Barcelonës nga 1 korriku i vitit 2023.

Sigurisht, ky është një lajm tejet i mirë për tifozët “Blaugranë”, të cilët duan ta shohin përsëri legjendën e Barcelonës në “Spotify Camp Nou”.

Messi momentalisht mbron ngjyrat e gjigantit francez, Paris Saint-Germain, por thuhet se do ta qartësoj të ardhmen e tij pas Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Që prej kalimit nga Barça te PSG, Messi ka arritur të bëjë 46 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 18 gola dhe 23 asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat