Tifozët mbushin “San Siro”-n për Interi - Barca

Futboll

Tifozët mbushin “San Siro”-n për Interi - Barca

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 18:11
Tifozët mbushin “San Siro”-n për Interi - Barca

Interi do të presë Barcelonën, një test mjaft i vështirë në Ligën e Kampionëve dhe për më tepër, në një moment mjaft të komplikuar për zikaltrit, që kanë marrë 5 humbje në 10 ndeshje zyrtare të luajtura këtë sezon.

Megjithatë tifozeria vijon të konfirmohet arma më e fortë e klubit milanez, pasi mbrëmjen e sotme janë shitur të gjithë biletat për supersfidën, me shkallët e “San Sirot” që do të jenë të tejmbushura.

Një e dhënë mjaft e mirë kjo për të ardhurat e klubit, ndërsa është konfirmuar se në tribunë do të jetë edhe ish mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas, i cili aktualisht luan me Comon, një qytezë shumë pranë Milanos.

Sa i përket ndeshjes, Inzaghi ka provuar turkun Calhanoglu para mbrojtjes, pasi nuk bindet nga Asllani, ndonëse mesfushori 20-vjeçar shqiptar bëri një paraqitje të mirë ndaj Romës të shtunën pasdite.

Në portë do të luajë Onana, si zakonisht në Champions, me Skriniar, De Vrij e Bastoni në mbrojtje, Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan dhe Dimarco në mesfushë, ndërsa në sulm është konfirmuar Correa dhe dilema e Inzaghit është nëse do t’i besojë Lautaros apo Dzekos nga minuta e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat