Allegri: Juve po rikuperohet

Futboll

Allegri: Juve po rikuperohet

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 15:28
Allegri: Juve po rikuperohet

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri mendon se skuadra e tij, ka nisur të rikuperohet pas fitores së mbrëmshme kundër Maccabi Haifa (3-1), në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Misioni u krye. Tri pikët u deshën dhe erdhën, pavarësisht emocioneve”, tha Allegri.

“Duhet të vazhdojmë kështu. Duket se Juve po rikuperohet”, theksoi Allegri.

Torinezët me fitoren kundër Maccabi, fitojnë trepikëshin e parë në Grupin H, dhe bëjnë hapin e parë për kualifikim në rundin tjetër të garave në elitën e futbollit evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat